Kryemadhi: Rama është i çmendur dhe nën efektin e kokainës. Gojën ma mbyll vetëm me plumb

Kryesore Lajme Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se nuk i bën përshtypje audio-përgjimi kundër Denar Bibës. Sipas saj nën qeverisjen e Ramës po del nga një skandal në javë, dhe ky audio-përgjim është një prej tyre. Sipas saj kryeministri është një i çmendur nën efektin e kokainës.

“Nuk më bë përshtypje fare. Çdo ditë del një skandal më i madh dhe këto gjëra po kthehen në normalitet. Gjykata bën reagimin më të madh ka kthyer mbrapssh listat për gjyqtarë për herë të tretë. Edhe gjykata e ka humbur diplomacinë me qeverinë shqiptare. Kërkon të kapë edhe gjykatën e Strasburgut. Ose është i çmendur ose fijet e tij shkojnë shumë larg krimit të organizuar. Duke tentuar për të kapur çdokënd ka kaluar çdo çmenduri, ka kaluar nga normalja, është kthyer në një të çmendur nën efektin e kokainës, që ka frikëra shumë të mëdha që kthehet”, tha kryetarja e LSI-së gjatë një interviste për News 24.

Ndëkohë duke vazhduar akuzat ndaj Ramës, Kryemadhi tha se do vazhdojë të denoncojë çdo skandal: “Gojën vetëm me plumb mund të ma mbylli Rama. Do flas kudo që të më jep mundësia. Psikopatia e tij ka kaluar çdo kufij”, tha Kryemadhi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *