Kryemadhi: Tahiri ushtar i vogël, dorëzimi i mandatit kompromis me Ramën

Kryesore Politikë

Gjurma 3 Maj 2018

Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili tha se “S’ka ujë të shenjtë që të lajë mëkatet e Monikës dhe Ilirit”.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar hapur se largimi i Edi Ramës nga qeverisja është shpëtim për vetene  tij dhe për vendin. Dhe më e kollajshme është që ai ta japë vetë dorëheqjen sepse me protesta është më e vështirë.

Jashtë Kuvendit, Kryemadhi tha se “po të lexoni raportin e BE, të gjtihë flasin për kushtet dhe po përmbledhëse, të gjitha, kanë vetëm një kusht, largimin e  Edi Ramës. Ç’tensionimin e kësaj situate e bën vetëm largimi i Edi Ramës.”

Kryemadhi deklaroi se Tahiri është një ushtar i vogël. Kryetarja e LSI tha se negociatat hapen vetëm me largimin e Ramës

“Saimir Tahiri, ushtar i vogël i perandorisë së drogës së Ramës. Pak ditë më parë erdhi më vrap për të mos djegur mandatin, sot dha dorëheqjen. Lotët e krokodilit të atij që kanabizoi Shqipërinë, në teatër qesharak. Rama ideatori i kanabizimit, Tahiri ushtar i tij. Janë bërë qesharak me kodet e tyre mafiozë. Akuzat e Tahirit për opozitën? Është fat të sulmohesh nga një trafikant droge. Negociatat hapen vetem me largimin e Edi Ramës. Rama duhet të mendojë për shqiptarët, të japë dorëheqjen”, deklaroi Kryemadhi

“Bërja kurban vetëm për 2 orë të Saimir Tahirit tregon akoma më shumë që sistemi i drejtësisë janë të kapura në duart e Edi Ramës. Dorëzimi i mandatit nuk është gjë tjetër veçse një kompromis i Edi Ramës për të shpëtuar. Rama ia kërkoi Tahirit me korrierë në telefon. I është lutur Saimir Tahiri hë mor burrë, ik dy orë sa të harrohesh”, deklaroi Kryemadhi”, deklaroi Kryemadhi

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *