Kryemadhi zbulon se kush nga mazhoranca nuk po zgjedh kryeprokurorin

Lajme Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur edhe per akuzat e mazhorances se opozita nuk eshte per reformen ne drejtesi dhe prandaj po e bllokon. Ne intervisten ne NEWS 24, Kryemadhi u shpreh se LSI eshte pro reformes dhe se asnje gjyqtar apo prokuror eshte i LSI.

Pjese nga intervista

Po ashtu në publik SPAK konceptohet si një strukturë e cila po tmerron politikanët, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Kjo është arsyeja e ngërçit politik që po përpiqet të krijojë opozita, pra frika nga SPAK-u.
Çfarë ka në dorë për ta ngritur SPAK-un opozita, sepse atë e ngre Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe jo opozita. Kë do votojë opozita, prokurorët? KLP ka një vit që është ngritur, që vjet në shkurt dhe akoma nuk ka zgjedhur Prokrurorin e Përgjithshëm, sepse kanë luftë midis Ëngjëll Agacit, Ulsi Manjës, Fatmir Xhafës se kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm. Më thoni një njeri që ka në KLP që propozon opozitaq ë do të zgjedh edhe Prokurorin e Përgjithshëm edhe SPAK-un?
SPAK-un dhe Byronë e Hetimit e zgjedh Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ky është mashtrim dhe një demagogji që bëhet. Më thoni një njeri në grupin e Vetting-ut që ka opozita? Asnjë! Më thoni një prokuror ose një gjyqtar në 15 vite jetë të LSI-së, që është propozuar nga ne në të gjitha proceset e zgjedhjeve që kanë qenë nga Parlamenti. Zero, asnjë propozim, sepse kemi bindje. Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur. Vetëm një sistem drejtësie i pavarur ndërton një shtet të fortë. Edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, edhe pse ne të gjithë njihemi me njëri-tjetrin, ne na duhet një sistem i pavarur.
Të jeni të bindur që çdo politikan, të paktën flas për LSI, që ka pasur probleme me drejtësinë, nuk do të pengohet nga LSI por përkundrazi do të inkurajohet që të përballet me drejtësinë, por SPAK-u nuk mund të përdoret kurrë si kamxhik për luftë politike. Sepse sot luftën politike më të madhe e bëjnë qytetarët shqiptarë. Janë ata që të gjykojnë me votë dhe ajo është drejtësia më e madhe. Çdo drejtësi politike do të bëjë hero çdo njeri që do të gjykohet për politikë dhe i vetmi gjykim sot janë qytetarët me votë. Kush do drejtësinë e vërtetë, të shkojmë në zgjedhje, të dalim të gjithë në mënyrë të barabartë, ti japim shansin qytetarëve, ai është gjyqi më i mirë për çdo politikan shqiptar. Gjyqi më i mirë për politikanët shqiptarë sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pastaj gjyq politik, gjyq mediatik, gjyq të pandershëm ka sa të duash. Në fund të fundit gjykimin tonë përfundimtar nuk na ë bëjnë as politika, as ambasadat, as gjyqtarët, as prokurorët, por Zoti lart.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *