Kryeministri nxjerr notat për ministrat: Majko 10, Etilda Gjonaj 3, Klosi 3, vetë Rama ka marrë notën 6

Kryesore Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar për herë të parë notat që qytetarët u kanë vendosur ministrave dhe atij vetë. Për dy vite më radhë, Rama ndaloi publikimin e notave që qytetarët u kanë vendosur ministrave të tij. Pas dy vitesh, Rama ka lejuar publikimin e notave.

Vlerësimi përfshin vetëm vitin 2018, pra jo ministrat e rinj të emëruar në fund të vitit 2018. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është vlerësuar me notën 10. Majko kërkohet nga opozita që të bëhet kryeministër, për zgjidhjen e krizës. Me notën 10 është vlerësuar edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i shkarkuar nga Rama.

Me notën më të ulët është vlerësuar ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kjo e fundit është vlerësuar me notën 2.6. Pas Gjonajt vjen ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili është vlerësuar me 3.3. Dy ministrat e shkarkuar, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, janë vlerësuar nga qytetarët me notat 6.3 dhe 5.6. Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilin Rama e zëvendësoi me Sandër Lleshajn, është vlerësuar me notën 6.1. Edhe ish-ministrja e Arsimit, Etilda Gjonaj, është vlerësuar me notën mesatare 6.4. Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, është vlerësuar me notën me notën 6.

Vetë kryeministri Edi Rama është vlerësuar me notën mesatare 6.5. Për të nxjerrë këtë notë janë mbledhur të gjitha notat që kanë vendosur qytetarët për punën e Kryeministrisë gjatë vitit 2018, shuma është pjesëtuar me numrin e notave, duke nxjerrë kështu një notë mesatare. Bie në sy se, pas Pandeli Majkos dhe Ditmir Bushatit të vlerësuar me notën 10, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është ministrja e tretë më e vlerësuar me notën 9.7. Për ministrin e drejtuar nga Etilda Gjonaj, e vlerësuar me notën më të ulët, janë edhe numri më i madh i ankesave nga qytetarët për padrejtësia të ndryshme. Plot 9332 ankesa janë regjistruar për Ministrinë e Drejtësisë dhe organet në varësi të saj. Tirana NEWS

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *