Kualifikohen të mëdhatë, projektohet Superclasico në gjysmëfinale!

Më të fundit Sport Vendi

Pas kampionëve në fuqi të River Plate që eliminuan me penallti brazilianët e Cruzeiros, Palmeiras dhe ekuadrionëve të LDU Quito, u përcaktuan dhe 4 skuadra të tjera çerekfinaliste të Copa Libertadores 2019-të. Asnjë surprizë në mbrëmjen e së mërkurës me të mëdhatë që avancuan më tej. Përmbysi humbjen 2-0 të ndeshjes së parë Flamengo ndaj ekuadorianëve të Emelec pasi fitoi 2-0 në Rio de Janeiro falë një dygolëshi të sulmuesit që është në pronësi të Interit Gabriel Barbosa. Për t’u kualifikuar Flamengo u tregua më e saktë nga goditjet e penalltive duke fituar 4-2. Në çerekfinale do të kemi një derbi brazilian mes Flamengos dhe Internacional që pas fitores 0-1 në transfertë mposhti edhe në Porto Alegre 2-0 uruguianët e Nacional me veteranin Paulo Guerrero që gjeti sërish rrugën e rrjetës.

U eliminua ndërkohë një tjetër skaudër braziliane Atletico Paranaense që u mposht me shifrat 2-0 nga Boca Juniors në Bombonera dhe u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3-0. Golat për Boca Juniors u realizuan nga Abila dhe Salvio. Kaloi në çerekfinale edhe Cerro Porteno. Skuadra paraguiane përmbysi disavantazhin e pjesës së parë duke fituar 2-1 ndaj argjentinasve të San Lorenzo dhe duke u kualifikuar më tej pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim pa gola. E sigurtë është që në këtë edicion të Copa Libertadores nuk do të kemi më një Superclasico në finalen e madhe pasi nëse River Plate dhe Boca Juniors eliminojnë kundërshtarët e tyre respektivë në çerekfinale Cerro Porteno dhe LDU Quito do të përballen me njëra tjetrën në gjysmëfinale.

Ndërkohë në krahun tjetër të shortit nëse Gremio mbron avantazhin e dy golave ndaj Libertad në sfidën e kthimit do të sfidojë në çerekfinale Palmeiras në një tjetër derbi brazilian dhe e sigurtë është që në finale do të kemi një skuadër braziliane.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *