Wednesday, August 21, 2019

Kuçovë, 37-vjeçari përplas me makinë policin, i thyen këmbët

Kronike Lajme Provinca

Një tjetër efektiv policie është aksidentuar në qytetin e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës ku një makinë Benz që drejtohej nga Ylli Luka ka goditur policin duke i thyer këmbët.

Policia thotë se pas 30 minutash ka arrestuar në dalje të qytetit autorin 37-vjeçar nga Kruja. Ndërsa efektivi i plagosur Jonuz Vrapi është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ai ka pësuar thyerje në të dyja këmbët dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi ngjarja

Një makinë Benz Mercedes me targa të Krujës është ndaluar mbrëmjen e sotme në Kuçovë nga patrulla e policisë së rendit, e cila i ka kërkuar domentat. 37-vjeçari që drejtonte mjetin tip Benz është konfliktuar me policinë dhe më pas ka hipur brenda në mjet, ka goditur me makinë dhe ka përplasur në shesh një nga policët e patrrullës. Më pas ai ka xhiruar gomat dhe është larguar nga vendngjarja. 37-vjeçari Ylli Luka është arrestuar 30 minuta më vonë në dalje të qytetit.

Pak ditë më parë në Kuçovë humbi jetën efektivi i patrulles Myslim Bakëri, si pasojë e një aksidenti, teksa ishte ne krye te detyrës.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.07.2018, rreth orës 21:15, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, është marr njoftim se po ndodhte një konflikt.

Menjëherë ka shkuar patrulla e policisë ku  i ka dhënë urdhër drejtuesit të mjetit tip Benz, shtetasit Y.L, 37 vjeç,  banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë, për të ndaluar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk i është bindur urdhërit të patrullës së rendit dhe për pasojë ka aksidentuar punonjësin e policisë së rendit J.V i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, me frakturë në këmbë, jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Y.L më pas është bllokuar  nga shërbimet e tjera të policisë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme./Ora News.tv/

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *