Type to search

Kryesore Lajme Sociale

Kujdes nga orteqet, ARRSH: Ja akset me probleme

Ndaje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ben apel qytetareve qe te kene kujdes ku qarkulloje ne me makinat e tyre. Ne nje njoftim me te fundit ARRSH paraqet situaten e rrugeve ne Shqiperi dhe ku ato duhet te kalohen ose jo me zinxhira nga automjetet.

Njoftim për gjendjen e akseve kryesore të vendit
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë ditës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës. Është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtme:

  • Në rrugën e Dardhës
  • Volare-Erind-Çajup
    -Segmenti fundor i rruges Berat-Gllavë

Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir:

  • Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 30-70 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen kryesisht me zinxhir.
Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhir:

  • Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm
  • Qafë Lac-Koman
  • Ura Matit-Rreshen, Shpal-Ura e Repsit
  • Ura Kukës-Krume dhe Plepa-Kam
  • Kuben-Vasie
  • Kukës-Bushtricë
  • Kukës-Ura e Zapodit
  • Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.
  • Bajram-Curri-Valbonë
  • Qafë Mali-Fierze

Në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhir

  • Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë
  • Ura Cerenecit – Steblevë dhe Trebisht-Dogane etj.
  • Skuraj – Burrel – Peshkopi
    Në aksin Lezhë-Shkodër qarkullimi kryhet pa zinxhir dhe pjesërisht me zinxhir qarkullohet në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.

  • Akset Dajtit
  • Qafë Priskë-Shëngjergj-Qafë Mollë
  • Krujë-Sarisalltik
  • Aksi Librazhd-Stebleve i kalueshëm pjeserisht me zinxhire,

Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir. Ka rreshje të pakta shiu.

  • Qafë Krrabë qarkullohet pa probleme.
Tags:

Mund t'ju pëlqejë dhe

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *