Kujdes, pamje të rënda! Foto të viktimës pak çaste pas vrasjes

Kronike Kryesore

Fotot e mëposhtme janë marrë nga banorë të zonës së  “Don Boskos” pak sekonda pas krimit të rënda që tronditi Tiranën këtë të premte.

Dëshmitarë thanë se janë terrorizuar nga ngjarje ku Xhaferr Mata vrau me armë Xhuljeta Çunin . Ata pohojnë se rruga ku ndodhi kjo ngjarje është teper e populluar sidomos në orarin e mengjesit.

Burime të rezervuara, por jo të konfirmuara, bëjnë me dije se mes 31 vjeçarit dhe 19 vjeçares po flisnin dhe për një martesë.

Xhuljeta Çuni dhe Xhafer Mata njiheshin prej 2- 3 vitesh.

Ata banonin në një lagje. Vrasja ndodhi para pallatit ku banonte e reja. Pasi qëlloi për vdekje vajzën, 31 vjeçari në gjëndje të tronditur psikologjike i dha fund jetës duke qëlluar veten në kokë me të njëjtën armë.

Ky është rasti i dytë brenda këtij viti, ku një djalë kryen vrasje për krim pasioni. Në fillim të vitit (21 janar 2018) Aldison Belulaj qëlloi me pistoletë studenten e drejtësisë, Ariela Muratin dhe më pas pistoletën e drejtoi nga vetja, ngjarje kj e ndodhur para spitalit Universitar Nënë Tereza në Tiranë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *