Kukësi mposht Partizanin, “rrëzon” Tiranën

Kryesore Slider kryesore Sport Vendi

Fitorja 1-0 në “Air Albania Stadium” përballë Partizanit e ka ngjitur Kukësin në vendin e parë me 1 pikë më shumë se bardheblutë.

Në një duel mjaft të dyluftuar, goli që vendosi supersfidën mbyllëse të javës së 19-të u vendos nga një gol i fantazistit, Kristal Abazaj.

Sulmuesi i ardhur nga Anderlecht në formulën e huazimit te Kukësi lëvizi bukur në minutën e 67 të takimit, duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi kampionëve në fuqi.

Fitore që dërgon në 7 pikë distancën mes dy skuadrave, me Partizanin që gjendet vetëm 1 pikë nga zona play-out e Superligës.

As 24 orë nuk ka zgjatur qendrimi në vendin e parë të Tiranës, ekipi që mposhti me rezultatin e thellë 5 me 1 Luftëtarin e Gjirokastrës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *