SHBA, Kanadaja dhe Meksika do të presin finalet e e Kupës së Botës 2026, pas votimit që anëtarët e FIFA-s kanë dhënë të mërkurën në Moskë.
Kupa e Botës është zhvilluar edhe më parë në Amerikën e Veriut, fillimisht në Meksikë në vitin 1986 dhe SHBA në vitin 1994. Për Kanadanë kjo është hera e parë që paraqitet si vend organizator i Kupës së Botës. Në 8 vjet këto tre shtete të Amerikës së Veriut do të përgatisin infrastrukturën e kampionatit Botëror më të madh, me plot 48 skuadra, 80 ndeshje, në harkun e 34 ditëve.
Kandidatura e 3 vendeve të Amerikës së Veriut mori 67% të votave, kundrejt 33% të Marokut.
Turneu 2026 do të jetë më i madhi i Kupës së Botës ndonjëherë, me 48 ekipe që do luajnë 80 ndeshje për 34 ditë.
Si Meksika ( në vitin 1970 dhe 1986) ashtu edhe Shtetet e Bashkuara ( në vitin 1994) kanë organizuar më parë Kupat e Botës.
David Beckham dhe Donald Trump ishin mes atyre që më parë mbështetën ofertën e Amerikës së Veriut.
Pas dhënies së diskutueshme të turneut 2018 dhe 2022, respektivisht Rusisë dhe Katarit, Fifa premtoi një votim “më të hapur dhe transparent” këtë herë.
Loading...