Kupa e Botës, sa kilogram ar peshon dhe kush e ideoi

Botë Sport

Të gjithë janë kurioz të dinë se sa kilogram ar peshon Kupa e Botës. Vetë FIFA ka dhënë detaje specifike në lidhje me trofeun e lakmueshëm të gjithë ekipeve të të gjithë kontinenteve që synohet të fitohet në çdo 4 vjet.

Kompozimi i trofeut është realizuar nga dy njerëz që mbajnë mbajnë mbi shpatulla globin e Botës.

Trofeu është 36 centimetër i gjatë, është i larë është bërë prej ari 18 karatësh, si dhe peshon 6 kilogram.

Baza e gjelbër e trofeut është bërë me një mineral gjysëm të çmuar të quajtur malakit.

Malakiti u zgjodh sepse është gjetur në çdo kontinent dhe është i gjelbër, si shumica e fushave të futbollit.

Po kush është ideatori i kupës?

Kupa e Botës kishte një pamje tjetër dhe FIFA kërkoi që të ndryshonte pamjen, duke hapur kështu një konkurs për imazhin e ri që do të ketë trofeu i ri.

Trofeu u projektua në vitin 1970 n nga artisti italian Silvio Gazzaniga. Skulptura e tij ishte një nga 53 mostrat e paraqitura nga FIFA, përfaqësues nga 7 shtete.

Pikërisht këtu ka filluar edhe kthesa e jetës për italianin Gazzaniga.

Kupa e re përfaqëson gëzimin, shpërthimin dhe madhështinë e atletit në momentin e fitores: dy figura të stilizuara që mbajnë botën lart. Gazzaniga arriti famën artistike dhe suksesin në mbarë botën me krijimin e këtij trofeu.

“Doja që fuqia e trofeut të transmentonte një ndjenjë të fuqisë dhe të energjisë, dhe linjat e saj të forta dhe të shënuara për të ndjellin dinamizëm. Kjo kupë ka personalitetin e vet”, pati deklaruar Gazzaniga në FIFA.com

Skulptori italian u nda nga jeta më 31 October 2016, në moshën 95-vjeçare, pikërisht në vitin e Botërorit të fituar nga Italia.

Emri i çdo ekipi kombëtar që fiton Kupën e Botës, që nga viti 1974, është i gdhendur në bazën e trofeut në formën spirale (pjesën e poshtme), në gjuhën e shtetit fitues.

Përpara vitit 2014 emrat e shteteve ishin shkruar në forëm vertikale, por për shkak të hapësirës u vendos që emrat e fituesve te trofeut të shkruheshin në formë spirale.

Ne foto: Silvio Gazzaniga
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *