Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin Skënderbej, Bruça: Të ndihmojmë ata që kanë nevojë

Lajme Sociale

 

 

Besimtarët myslimanë festojnë sot një nga ditët më të rëndësishme për ta, Kurban Bajramin. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të falur Kurban Bajramin. Grumbullimi i besimtarëve ka nisur të bëhet rreth orës 05:30 duke nisur namazin e sabahut dhe më pas me leximin e Kuranit dhe fjalën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj.

Kreu i KMSH-së, hoxhë Skënder Bruçaj gjatë faljes së namazit ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

“Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne”, tha Brucaj. Edhe redaksia e Gjurma.al gjen rastin të urojë gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Kurban Bajramin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *