Kush është gruaja misterioze e Matthew Palmer që Daçiç e përmend?

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Matthew Palmer mori një detyrë të rëndësishme kur u emërua si i Dërguar Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, pasi çështja e Kosovës do të bie në duart e tij.


Ndonëse edhe më herët kishte vizituar Kosovën dhe kishte kërkuar që të arrihet marrëveshja me Serbinë, Palmer tani do të ketë detyrë zyrtare që ta çojë përpara këtë çështje, shkruan Reporteri.net.

Mirëpo, më t’u zyrtarizuar në këtë pozitë, liderët serbë nisën flirtin me një prej njerëzve më të fuqishëm të shtetit amerikan. Palmerit iu përmend gruaja me prejardhje serbe.

Ka qenë vetë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili i ka dërguar porosi Palmerit se “nga është gruaja jeni edhe ju”.

E gruaja e njeriut të fuqishëm amerikan, është Danica Palmer-Damianovic, një doktoreshë që kishte jetuar dhe studiuar në Beograd.

Dr Danica Palmer-Damianovic është psikiatre në Alexandria të shtetit të Virxhinias. Ajo mori gradën e saj mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit. Ajo u njoh me Palmer gjatë viteve sa ky i fundit punonte në ambasadën amerikane në Beograd.

Edhe vetë Palmer kishte folur për prejardhjen e gruas, duke theksuar se ka lindur në Beograd por familja ka prejardhje nga Mali i Zi.

“Gruan time Danicën, ish Damjanovic, e kam njohur në Beograd para disa viteve. Edhe pse ajo ka lindur në Beograd, familja Damjanoviq i ka rrënjët nga Mali i Zi. Kemi një shtëpi në Ujërat e Mirë (Dobra Voda), ku e kalojmë pjesën më të madhe të verës”, kishte thënë ai për mediat malazeze gjatë vitit 2014.

Sidoqoftë, vëtë Mattew Palmer që është diplomat karriere, nuk e ka punë të re Ballkanin, e aq më pak problemin Kosovë – Serbi. Ai ishte pjesë e zgjidhjes së problemeve shqiptaro-serbe, që prej njëzet vitesh, e në Serbi prezentë gati para tri dekadave.

Nga viti 1993 deri në 1995, Palmer punoi në ambasadën amerikane në Beograd si një analist për mundësitë ekonomike dhe politike në Jugosllavinë e cila në atë kohë ishte në kolaps dhe luftëra, që Serbia po i zhvillonte në Kroaci e Bosnje.

Midis viteve ‘95-’97 Palmer ka punuar për Madeleine Albright në OKB për rajonin e Mesdheut dhe të Azisë së Jugut.

Ndërsa gjatë viteve ’97-99 ka koordinuar aspektet e politikës së SHBA ndaj Serbisë dhe Malit të Zi dhe vëçanërisht në menaxhimin e krizës së Kosovës. Ka shërbyer si zëvendësshef i delegacionit amerikan në bisedimet e paqes për Kosovën në Rambouillet të Francës.

Gjatë presidencës Bush i Riu, punon mbi marrëdhëniet bilaterale me Qipron dhe më pas këshilltar i Presidentit për Egjeun dhe Kaukazin e Jugut.
Në mandatin e parë të presidentit Obama ka punuar për rajonin e Azisë së Jugut ndërsa në mandatin e dytë kalon si këshilltar politik në ambasadë në Beograd.

Nga gushti i 2016 deri në janarin e 2018 rikthehet në Departamentin e Shtetit në zyrën për marrëdhëniet me Europën Qëndrore-Jugore.

Nga janari i 2018 emërohet si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike./Reporteri.net

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *