“Kush janë dajë e nip që marrin gjysmë miliardë euro kontrata nga Rama”, Basha nxjerr emrat: Kompania e deputetit të PS

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

I ashpër ka qenë në reagimin e tij kryetari i PD-së Lulzim Basha, teksa flet për një vjedhje të madhe që do të ndodhë sipas tij në kurriz të qytetarëve, nga miratimi i ligjeve për koncesionet e dy rrugëve; Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.

Nga selia e PD-së Basha paralajmëroi deputetët që do të votojnë pro këtyre pr/ligjeve se emrat e tyre do të mbahen shënim, ndërsa shtoi se ata do të hetohen nga Antimafia. Basha, teksa u ndal tek koncensioni i rrugës Milot-Balldren, tha se vlera e saj do të jetë 17 milionë euro.

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat këtë paradite, ka ngritur edhe një herë alarmin e vjedhjes së shqiptarëve sipas tij, nga Kryeministri Edi Rama dhe oligarkët e lidhur me të.

Ai tha se formula e vjedhjes është fryrja e disa herë e kostos së rrugëve, ndërsa nuk nguroi të fliste dhe me emra duke akuzuar për abuzim me fondet për koncesionet e disa akseve rrugore.

“Janë paratë e Ndue Kolës, paratë tuaja që vidhen me firmën e Edi Ramës, që përdoren për të vjedhur e shkatërruar zgjedhjet. Njësoj si paratë e dajës së Ndue Kolës. Gjoka Konstruksion, të dy nip e dajë kanë marrë gjysmë miliardë euro kontrata nga Rama që bëjnë shumëfish të vlerës reale, që vidhen direkt nga Rama, një pjesë e të cilave riqarkullohen për të kapur e mbajtur pushtetin”, u shpreh Basha.basha deklarate

“Formula e vjedhjes së parave tuaja është shumë e thjeshtë, fryhet disa here kostoja e rrugëve, dhe gjithë fondet e fryra i merr Edi Rama, qeveritarët e korruptuar dhe klientët e tyre.

Rama është hajduti më i madh, një grabitës psiqik, çdo koncesion, çdo kontratë korruptive, ka një destinacion: xhepat e Ramës.

Pasojat e këtij aktiviteti kri9minal qeveritarë janë shkatërrimtare për vendin, dhe kanë pasoja të rënda politike, në kuptimin e kapjes së shtetit nga krimi dhe ndaljen e procesit të integrimit të vendit.

Koncesionet korruptive kanë sjellë dhe po sjellin dëme kolosal…

Të gjitha paratë që keni paguar si taksa do të shkojnë në xhepat e Ramës dhe katër apo pesë oligarkëve të lidhur me të.

Janë paratë e Ndue Kolës, paratë tuaja që vidhen me firmën e Edi Ramës, që përdoren për të vjedhur e shkatërruar zgjedhjet. Njësoj si paratë e dajës së Ndue Kolës. Gjoka Konstruksion, të dy nip e dajë kanë marrë gjysmë miliardë euro kontrata nga Rama që bëjnë shumëfish të vlerës reale, që vidhen direkt nga Rama, një pjesë e të cilave riqarkullohen për të kapur e mbajtur pushtetin.

Të gjitha këto politika kanë pasoja shkatërruese te proceset politike në vend, nga vjedhje e zgjedhjeve. Koncesionet kriminale dhe pastrimi i parave përbëjnë një rrezik për destabizlimin politik të vendit, rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik per ndalimin e integrimit te vendit. Ngritja e krimit të organizuar shqiptar nga trafiku i drogës te pastrimi i parave dhe aktiviteteve te tjera kriminale janë ngushtësisht të lidhura me politikat kriminale të Edi Ramës dhe kjo eshte arsyeja pse krimi ka kapur ekonimine, politiken, zgjedhjet dhe mbetet kërcënimi kryesor per integrimin e vendit”, u shpreh kreu i selisë blu.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *