Kush janë të fortët  e atentatit në Bllok, komandoja hero përballë kriminelëve!

Kronike Kryesore Lajme

Flamur Vezaj

Meviol Bilo apo siç e thërrasin kolegët e tij, Joli, i dekoruar dhe vlerësuar me nota maksimale disa herë nga shteti shqiptare e aleatet, si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zone malore! Është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare, i cili ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në Republiken e Chadit në Afrikë, Irak e Afganistan!

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Grwn Berrets” dhe më pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike në zona të nxehta të luftimeve në Afganistan, ku në një nga këto misione humbi jetën edhe oficeri Feti Vogli! Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, etj dhe ka qenë pjesëtar i kompanisë së parë Antiterrorr në Forcat e Armatosura! Përshkruhet si djalë punëtor, i përkushtuar, i drejt dhe shumë i qetë! I pa skeduar ndonjëherë nga Policia!

Ervin Mata, biznesmen për shkak se familja disponon disa prona, ka një biznes hotelerie familjar dhe ka investuar në ndërtim në Tiranë! Frekuentues i jetës së natës dhe i fejuar i këngëtares Elvana Gjata dhe i pa skeduar nga policia për ndonjë vepër në Shqipëri!

Fabiol Alushi, është përfshirë në sherr vetëm se ka pas qëllim qetësimin e situatës që më pas doli nga kontrolli dhe është larguar nga lokali bashkë me të dyshuarit!

Geldo Hoti, dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarit si autor të largohen nga vendi i ngjarjes! I pa dënuar më parë!

Të shpallurit në kërkim përballe tre të “dëmtuarve” me një CV të pasur kriminale!

Ervis Martinaj, i dënuar nga drëjtesia për organizim të lojrave të fatit të palicencuar, i dyshuar për disa ngjarje kriminale, si vrasja e Elvis Doçit, Enton Nikaj, gjobvënie e kanosje të efektivëve të policisë i skeduar si person me precedent të theksuar kriminal dhe i dhunshëm!

Fabiol Gaxha, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentative dhe i referuar në raportet e policisë si person me rrezikshmëri shoqërore për shkak të prirjeve kriminale!

Esmerald alias Eljon Hato i dënuar disa herë nga gjykatat dhe i hetuar për vrasje e porositje të vrasjes nga burgu! Disa herë i skeduar nga policia dhe i cilësuar si person me rrezikshmëri shoqërore!

Më lart rendita disa FAKTE për të kaluarën e personave të përfshirë në ngjarjen e zonës së ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën! Vetëm nga leximi i CV-se e kuptoni se me çfarë personash kemi të bëjmë dhe si mua edhe juve besoj ju shkon në mendje pyetja, se çfarë e shtyu të dyshuarin “hero” të ushtrisë të qëllojë ndaj këtyre tre personave me CV-i të pasur kriminale dhe që bartin mbi supe minimumi nga një dyshim për vrasje! A thua aq ngushtë ia kishin sjellë E.Matës dhe M.Bilos sa të kundërpërgjigjet ky i fundit në mënyrën më ekstreme, atë të shkrepjes së armës! Ndoshta është herët, por kam përshtypjen se “heroi” ushtarak ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi të dhënat paraprake thonë se ka qenë Fabiol Gaxha që ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar i pari në drejtim të personave tashmë të shpallur në kërkim! Por të presim deri në fund të hetimeve!

Është e disataherë që ushtarak të forcave Komando përfshihen në ngjarje kriminale apo janë në krah të personave edhe me rrezikshmëri shoqërore apo detyrohen të bëjnë punë të “shoqëruesve” për shkak të pagave qesharake që marrin! Kjo pagë, mendoj që e ka shtyrë edhe M.Bilon që të mos rri pas punës në ushtri me dy fëmijët e tij por të dalë t’i dëgjoj po… e E.Gjatës e të përfshihet në një ngjarje që jo vetëm i shkatërroi karrierën, por i rrezikohet edhe jeta atij e pjesëtarëve të familjes së tij! E për çfarë, sepse shteti nuk është në gjendje t’i jap një vlerësim të kënaqshëm financiar që ai dhe shumë kolegë të tij, që janë aset kombëtar, të mos përfshihen në ngjarje të tilla!

V.O. Ufff se harrova E.Martinaj është edhe komshi i KM në Surrel!

Ne foto Fabiol Gaxho

Ne foto Eljon Hato

 

 

Ne foto Elvis Martinaj

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *