‘Kush je se do të vras…’ Shefi i Urgjencës tregon kërcënimet drejt ‘127-ës’: Një gjyqtar tha do ju ndjek penalisht

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka treguar mbrëmjen e sotme se gjatë periudhës së fillimit të pandemisë së koronavirusit, personeli i 127-ës ka marrë kërcënime e sharje të shumta.

Brataj ka thënë në emisionin e Eni Vasilit se kur në një pallat kishte rezultuar një qytetar i prekur, drejt numrit të Urgjencës kishin shkuar shumë thirrje telefonike që shkonin deri në kërcënim. Brataj tha se shumë prej banorëve të pallatit kërcënonin personelin e 127-ës, deri te kërcënimet për vrasje.

Ai tregoi se një prej banorëve të pallatit kishte thënë se ishte gjyqtar dhe do të ndiqte personalisht personelin e Urgjencës nëse nuk shkonin të merrnin të infektuarin.

“Kur kishim ndonjë rast pozitiv në një pallat, merrnin gjithë banorët e pallatit dhe kërcënonin. Njëri thoshte jam gjyqtar, hajde merreni (të infektuarin) se do t’ju ndjek penalisht. Ka pasur kërcënime nga më të ndryshmet.

Kuptohet nga sharjet deri te vrasjet. Më thuaj kush je se do të vras. Jo vetëm mua, por gjithë personeli mjekësor”, tha Skënder Brataj, shefi i Urgjencës Kombëtare.

Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *