Kush përdor celularët në timon, i hiqet patenta, propozim ekstrem i ministri italian

Botë Kryesore Rrotull

Italia po studion marrjen e masave ekstreme ndaj atyre shofereve qe flasin dhe shkruajne ne telefon t’i hiqet patenta.

Shqetesimi se perdorimi i celulareve eshte burim i aksidenteve pse jo edhe me pasoje jeten e njerezve po prek jo vetem Shqiperine, por edhe shtetin fqinj Italine, aq sa po detyron ashpersimin e masave ndeshkimore.

Nje mase te tille te ashper ndeshkimore e ka paralajmeruar vete ministri i Transportit te qeverise italiane,

“Ne jemi duke menduar për një shtrëngim të sanksioneve, për ata që përdorin telefonat smartphone, ndërsa i japin timonit, për mundësinë e heqjes se menjëhershme të Patentes”, tha. Ministri i Transportit, Danilo TONINELLI, duke folur për” një fenomen shumë te rëndë, sepse ka të bëjë me veset tona të rrënjosura thellë dhe me idenë e gabuar se në fund gjëra të caktuara mund të ndodhin vetëm për të tjerët.
TG com raporton se Toninelli ka bere te ditur se kjo do te nderrmerret si mase ndeshkimore, mbi bazen e normave, duke nenkuptuar berjen e ndryshimeve ligjore.

Me tej ai ka theksuar se duhen me shiume kontrolle dhe vemendje e punes se ndergjegjesimit, vecanerisht tek te rinjte. Sipas tij, pa pasur nje ndryshim te mentalitetit rezultati do te jete i pjesshem.

Ne Itali eshte kthyer ne nje problem te madh aksidentesh shperqendrimi i dhenies se makines nga fakti i perdorimit te telefonit ne te njejten kohe. Sipas INSTAT italian jane vendosur mbi 150 mije gjoba per shkelje te qarkullimit rrugor te kesaj natyre.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *