Kushtetuesja ngrin qeverinë e re/ Vendimi: Dekreti i Thaçit pezullohet deri më 29 maj

Kosovë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka zbardhur vendimin për pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emërimin e Avdulla Hotit kryeministër.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ajo “vendosi të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020” dhe të pezullojë mënjehërë zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën e parë të këtij diapozitivi”.

Në vendim thuhet se “gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 30 prill ka njoftuar se ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin, për postin e kryeministrit të Kosovës.

Menjëherë pas kësaj, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Thaçit dhe duke kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të dekretit.

 

Image

Image

Image

Image

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *