Kuvendi shkresë KQZ për mandatin e Tahiri, ja letra

Kryesore Lajme Politikë

Gjurma 7 Maj 2018

Kuvendi dorëzoi sot kërkesën për të shpallur vakant mandatin e deputetit nga i cili hoqi dorë Saimir Tahiri. Mësohet se kërkesa u dorëzua nga Kuvendi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Procedura u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, që do të pasohet nga hallkat e tjera ligjore siç është zëvendësimi i Tahirit, me pasuesin e tij në listën zgjedhore, që është Spartak Braho. Kuvendi theksoi se me Kushtetutë, mandati i Tahirit ka mbaruar, shkraun BalkanWeb.

Neni 164 i Kodit Zgjedhor thekson se: “Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të Këshillit të Bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike, në zonën zgjedhore përkatëse.

Braho ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën por ai ka marrë një post tjetër si këshilltar. Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *