Laboratori i drogës në Has, gjendet i vdekur turku i shumëkërkuar

Kronike Kryesore

Turku i shumëkërkuar për laboratorin e drogës në Has, Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018, por vetëm tani është marrë njoftimi nga autoritetet kosovare.

 Mësohet gjithashtu se në banesën fshihej Cesuroglu, është gjetur edhe një sasi heroine.

49 vjeçari Nejdet Cesuroglu ishte shpallur në kërkim bashkë me shtetasin tjetër turk Iskënder Sale, 35 vjeç. Këta shtetas janë të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, ata janë pritur nga Admir Hoxha (biznesmeni që akuzohet se ngriti laboratorin) në hotelin e tij pranë Rinasit, së bashku me shtetasin kosovar, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokurorisë kishin sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë.

Sakaq mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një letërporosi autoriteteve kosovare që të sqarohen rrethanat e ngjarjes.

SI U ZBULUA LABORATORI I HEROINËS

Laboratori i heroinës u zbulua në Brenog të Hasit në kuadër të operacionit “VolVo 4”, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale, me 27 të arrestuar, u shpallën në kërkim edhe 17 persona, 4 prej tyre vetëm për laboratorin.

Ideatori i ndërtimit të një objekti të tillë për përpunimin, jo vetëm të heroinës, por edhe të kokainës, është një biznesmen nga Tirana, pronar i hotelit “Ador Resort”, në afërsi të Aeroportit të Rinasit. Nga të dhënat e siguruara nga dosja e Prokurorisë, biznesmeni Admir Hoxha është njeriu që ka udhëhequr ngritjen e këtij laboratori në bashkëpunim me disa anëtarë të arrestuar të grupit kriminal nga Shijaku.

Admir Hoxha ka mbajtur kontakte me shtetasit H. Hoxha dhe Saimir Gjepali nga Shijaku, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar 5 persona për laboratorin e heroinës në Has, dy prej të cilëve u liruan nga Gjykata, që dyshohet se ishin punonjës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *