Laboratori i drogës në Has/Zbardhet dëshmia, ja çfarë tha pronari i ndërtesës në polici

Kronike Kryesore

Zbardhet dëshmia e pronarit të ambientit, ku u gjet laboratori i heroinës në Has, ndërsa deri më tani janë arrestuar 6 persona.

 

Pronari i ambientet ku gjet laboratori si dhe lënda narkotike,  Xhevit Shuti ka thënë në dëshminë e tij se kishte kontaktuar me një person tjetër për të dhënë ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale.

 

 

I arrestuari Xhevit Shuti refuzon të tregojë emrin e personit me të cilin ka kontaktuar për të dhënë ambientin e tij.

 

“Xhevit Shuti është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës. A ka thënë në dëshminë e tij se ka pasur kontakte me një person tjetër  për të shfrytëzuar ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emrin e tij. I arrestuari tjetër Vehbi Barushi bënte linjën e elektricitetet në ambientin ku u gjet laboratori.  Nesër pritet të dalin para gjykatës 5 të arrestuarit për masën e sigurisë”- tha gazetarja Lala.

 

Të arrestuarit:

 

1-Vehbi Barushi

 

2-Xhevit Shuti

 

3-Anila Shuti

 

4-Mustafe Shuti

 

5-Flamur Çela

 

6-Biznesmeni turk

 

Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim, aceton etj. Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.

 

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *