Lacio e Strakoshës mposht Juventusin, Interi dy pikë larg

Botë Kryesore Slider kryesore Sport

Pas barazimit një ditë më parë të Interit me Romën, vëmendja ishte përqendruar te superndeshja e radhës, mes Lacios dhe Juventusit. Interi bëri një hap fals dhe bardhezinjtë kishin të gjithë mundësitë për të synuar fitoren për të rimarrë kreun e renditjes. Ndeshja nisi shumë e fortë dhe juventinët në pjesën e parë u shfaqën tejet të rrezikshëm. Dhe goli erdhi pikërisht nga Kristano Ronaldo në minutën e 25-të. Avantazhi i bardhezinjve do të zgjaste 20 minuta, pasi në limitet e pjesës së parë, Luis Felipe do të barazonte rezultatin, me gol te bukur me koke. Pjesa e dytë nisi me më vrull nga të dyja ekipet. Dibala pati një rast të artë përpara portierit Strakosha, ai tregohet egoist dhe gjuan, por gardiani i kuqezinjve e pret, duke ndalur kështu që Juvja të kalojë në avantazh. Argjentinasi pati mundësi t’ia pasonte topin Ronaldos, por nuk e realizoi një gjë të tillë, e ky ishte edhe shansi i lacialëve.

Image result for lazio juventus

Në minutën e 69-të, Kuadrado del me të kuqe sipas pasojë e një ndërhyrjeje të rëndë, e një gjë e tillë u vendos vetëm pasi arbitri pa rastin në VAR. Kjo bëri që Lacio të gjente shpejt golin, me anë të Saviç në minutën e 74-t.  Më pas sulmuesi Imobile, pati rastin e artë të trefishonte rezultatin ka pika e bardhë e penalltisë, por e Shezni pret, Imobiles i kthehet topi sërish, por portieri juventin bën sërish mrekullinë e pret. Tashmë presioni rritet dhe bardhezinjtë edhe pse me 10 lojtarë shfaqen rrezkshëm. Trajneri Sarri, ul në stol Dibala dhe fut Higuan për të provuar barazimin, por pa sukses. Ndërsa Lacio do të gjente golin e tretë në minutat e fundit, me anë të Kaicedos, të cilit iu gjend topi në zonë pas një topi që ktheu mbrapsht Shenzi pas një super pritjeje.

Tashmë Juve pëson humbjen e parë në kampionat dhe mban vendin e dytë me 36 pikë. Në vendin e parë është Inter me 38 pikë. Kampionati do të vendoset nga ecura e këtyre ekipeve, duke shpresuar si Juve dhe Inter te hapat falsë, e ndërsa përballja direkte do të jetë vendimtare për të fituar titullin.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *