Laert Vasili – gazetares: Hera e parë me ju, por ishte vërtetë ndryshe

Lifestyle Showbiz

 

Aktori dhe regjisori, Laert Vasili për publikun shqiptar u bë i njohur me serialin e famshëm grek “Dashuria erdhi nga larg” (Η ΑΓΑΠΗ ΗΡΘΕ ΑΠΟ ΜΑΚΡΙΑ), ku ai luante një rol sekondar. Ndërkohë që pas kthimit në Shqipëri ai do të angazhohej në një sërë projektesh artistike pjesë e skenës së teatrit, ndërsa në disa raste do të gjente mundësinë të bënte edhe regjisorin. Ditët e fundit ai është protagonistë e një sërë debatesh që kanë shoqëruar aktorët shqiptarë për atë nëse duhet të ndërtohet një Teatër i ri Kombëtar ose jo. Ndaj për të folur për këtë temë të nxehtë ai ishte i ftuar në studion e News24 ku u intervistua nga gazetarja dhe moderatorja Ola Bruko.

Në fund të intervistës moderatorja i ka shprehur mirënjohjen laert vasilit që kishte pranuar të shkonte në studio dhe të intervistohej duke i thënë se intervista me të kishte qenë vërtetë ndryshe.

Me humor Laert Vasili ka folur me fjalë me dy kuptime duke i thënë gazetares “Për mua është herë e parë me ju, por ishte vërtetë ndryshe”

 

Ja dialogu në fund të intervistës:

Gazetare: Laert Vasili faleminderit shumë që ishit me mua në studio

L.Vasili: Ju falenderoj juve

Gazetare:  Unë besoj që ishte një intervistë ndryshe nga ato të mëparshmet

L.Vasili: Për mua është herë e parë me ju, por ishte vërtetë ndryshe

Gazetare:  Faleminderit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *