LAJM I FUNDIT/ Jepet pretenca për Balilin, Prokuroria: 18 vite burg

Kronike Kryesore Slider kryesore

Pas dështimit në tre seancave gjyqësore, prokurori Ened Nakuci dha sot pretencën për Klement Balilin dhe kërkoi 18 vjet burg. Ish-zyrtari i lartë akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Si prova fajësie u renditen përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë. Ndërkohë që Balili përfiton nga fakti që ka pranuar gjykimin e shkurtuar, dhe masa e dënimit që ka kërkuar prokuroria zbret në 12 vite.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *