LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Laç, vritet 24 vjeçari (EMRI)

Më të fundit Provinca

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e se merkures në Laç ku pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person. Sipas burimeve raportohet se viktima është Viktor Shkorreti 24 vjeç.
Ende nuk është bërë identifikimi autorit dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të kësaj vrasje.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se shkaku i vrasjes së të riut ka qenë një sherr banal mes të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Laçit. Në Laç ndodhen shumë pelegrinë për natën e Shna Ndout.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 24 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *