LAJM I FUNDIT/ Vrasja në Bllok, gjykata lë të lirë të fejuarin e Elvana Gjatës

Kronike Kryesore

Pak ditë pasi u vetëdorëzua pasi ishte në kërkim për vrasjen në Bllok, Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës lë qelinë.

Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Matën, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

Mata u dorëzua mbrëmjen e së premtes i shoqëruar edhe nga avokati.

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.

Siç është bërë e ditur, Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Pak para se të ndodhte krimi, jashtë lokalit ka qënë edhe e fejuara e Matës, kënçtarja Elvana Gjata, por pas hetimeve policia tha se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen.

Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku,  Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Eljo Hato, i plagosur bashkë me Martinajn. I vetmi në kërkim për vrasjen është ekzekutuesi Merviol Bilo, truproja i Elvanës dhe njëherësh kushëriri i saj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *