Koordinatorja e PD-së Silvi Bardhi është një gazetare e njohur në Shqipëri, por që prej vitesh tashmë është e angazhuar në Partinë Demokratike.
Një lajm i hidur për të mbrëmjen e djeshme, ku Silvi ka humbur bashkëshortin e saj Ibrahim Hastopalli në një moshë shumë të re, 44 vjeç.
Humbja ka qenë e papritur për Silvin, e cila si çdo ditë ka qenë në punë deri vonë në zyrën e shtypit të PD-së.
Ata janë prindër të dy djemve të vegjël, ndërkohë që i ndjeri Hastopalli vuante nga një sëmundje e rëndë.

Loading...