LAJMI I FUNDIT/ E zë poshtë bombola e gazit, humb jetën tragjikisht 3-vjeçari në Korçë

Kronike Lajme Provinca

Policia njofton se rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombol gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.

Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *