Lajmi i Fundit/ Ja emri i grabitësit që u vra ne Fier

Kronike

Identifikohet grabitësi i cili u ekzekutua nga policia e Fierit gjatë përplasjes me armë me policinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjurma.al mëson se shtetasi i vrarë gjatë kësaj tentative grabitjeje është Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Katund i Ri, Elbasan.

Ndërkohë një tjetër grabitës u plagos, ndërsa policia thotë se është në kërkim dhe të dy personave të tjerë.

Më herët u njoftua se ishte identifikuar edhe grabitësi i dytë që mbeti i plagosur, shtetasi  Arben Muçaj, 37-vjeç.

Mësohet se ai ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Fierit dhe policia pret mundësinë për një dëshmi, që të hedhë dritë mbi ngjarjen dhe autorët e tjerë.

Ndërsa në kërkim ështw shpallur vëllai i tij, Ardi Muça, si një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Të dy vëllezërit kishin lindur në Pukë, ndërsa jetonin të shtëpia e prindërve në Ndroq të Tiranës.

Por, Arben Muçaj mwsohet se ishte zhvendosur me banim në qytetin e Durrësit.

Policia bën të ditur se një grup personash kanë tentuar të grabisin dy apartamente në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Me të marrë informacion policia ka ndërhyrë dhe është gjendur përballë të shtënave me armë të grabitësve.

Disa persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta dhe automatikë kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë së shtetasit Minella Muçi, duke thyer drynin e derës.

 

GJ.B

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *