Lajmi i fundit/ Ndërron jetë në spital 31-vjeçari Mata

Kronike Lajme

Xhaferr Mata ka vdekur ne spitalin Ushtarak ne Tirane. Burime prane Policse dhe Spitalit bejne te ditur se Mata si pasoje e plages se marre ne koke kane qene tejet te renda.

Xhaferr Mata qelli 19-vjecaren ne zonen e Don Boskos, e me pas qelloi veten. Ky ishte nje krim pasioni, pasi vajza e ka refuzuar rilidhjen me Maten. Mesohet se Mata ishte ndare Çunin, ndersa 31-vjeçari kerkonte me insistim te lidhej serish.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10 të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Mësohet se vajza e re ka vdekur në vend, ndërsa djali fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por më pas ndërroi jetë në spital si pasojë e një plumbi që kishte marrë në kokë.

Sipas policisë viktimat janë vajza 19-vjeçare Xhuljeta Çuni me origjinë nga Vinjolli i Kurbinit dhe autori  Xhafer Mata nga Kalimashi dhe të dy jetonin në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me nje vrasje pasioni, pasi vajza ka refuzuar dashurinë e 31-vjeçarit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *