Mazhoranca tërhiqet nga rrëzimi i dekretit për ligjin për Median Audovizive. Ka qenë vetë kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ka bërë thirrje që të mos ta votojë këtë dekret për këtë ligj, pasi duhet të pritet mendimi i Venecias. “Të mos e miratojmë këtë dekret dhe të presim datën 20-21 mars opinionin e Komisionit të Venecias”, tha Balla. Por kreu i grupit parlamentar të PS-së theksoi se vetëm një dekret të mos votohet, por ai për çështjen e ligjit të AKEP-it të rrëzohet nga mazhoranca.
Loading...