“Lajmin e morëm vesh nga televizionet”, familja e oficeres së vrarë hap dyert e mortit, nëna e vëllai në gjendje shoku

Kronike Kryesore

Kanë hapur dyert e mortit familja e oficeres së vrarë sot gjatë misionit të NATO-s në Letoni, për demontimin e minave.

Zarife Hasanaj, 32 vjeçarja nga Tropoja, prej vitesh banonte në Tiranë në zonën e Babrrusë, së bashku me familjen e saj, nënën, babanë dhe vëllanë, ndërsa dy motrat e saj të martuara jetonin jashtë vendit, raporton gazetarja e “Panorama”, Etleva Delia.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Adem Osmanaj, i afërm i viktimës, është shprehur se lajmin tragjik e kanë mësuar nga mediat.

Aktualisht në banesë ndodhej vetëm nëna dhe vëllai i 32 vjeçares, të cilët nuk kanë mundur të flasin asnjë fjalë, ndërsa ndodhen në gjendje shoku pas tragjedisë që ka prekur familjen e tyre.

I ati i oficeres ende nuk është njoftuar për humbjen e të bijës, pasi ndodhej në një ceremoni mortore në Tropojë dhe ishte duke u kthyer për në banesë, në Tiranë.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi paraditen e kësaj të hëne se e reja kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga shpërthimi i një mine të cilën ishte duke e pastruar.

Të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, pjesë e grupit të FA, njëri në gjendje të rëndë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *