Lame: Të majtë e të djathtë i “shqyen” pronat në bregdet

Ekonomi shtojca

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame në një dalje për mediat ka sqaruar situatën e pronave kryesisht në bregdet. Duke prezantuar hartën në bregdet, Lame tha se në këto 27 vjet i gjithë bregdeti i jugut nuk është regjistruar qëllimisht, në mënyrë që të “shqyhet”. Ai nuk ngurroi te akuzoje si demokratet e socialistet per baterdine e pronave qe eshte kryer ne keto 27 vite, sidomos ne zonen bregdetare

Lame: I gjithe bregdeti i jugut është i paregjistruar. Nuk ka ndodhur më kot, Është lënë jetë e mot i paregjistruar për tu “shqyer” dhe me thënë të drejtën ia kanë dalë, ka funksinuar. Duke filluar që nga Vlora që vetë qyteti nuk është dixhitalizuar. Në zonën e Orikumit ka një pjesë të regjistruar, pastaj Karaburun e datëpjetë është jashtë sistemit. Në Porto Palermo ka dy zona të hedhura dhe pastaj përsëri janë të pahedhura duke përfshirë edhe Sarandën. Ka qenë mënyra për ta lënë jashtë sistemit dhe për ta shqyer pronën si kanë mundur dhe dashur në të gjita këto vite.

Lame tha se zonat prolematike janë Velipoja, Shëngjini, Ishuill Lezhës, Gjiri i Lalzit, zona e Kavajës, bregdeti i Semanit, i Nartës, Orikumi dhe gjithë bregdeti i Jugut.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *