Largime e emërime në Kadastrën e Vlorës dhe Pogradecit, emrat

Ekonomi Kryesore Lajme

Largohet nga detyra drejtorja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në qytetin e Pogradecit Natalja Velo.

Mësohet se Velo do të zëvendësohet nga Genti Mahmutaj, i cili tashmë është emëruar në këtë post i komanduar.

Natalja Velo kishte rreth 4 muaj që mbante këtë post, ndërsa Mahmutaj rikthehet në këtë detyrë të cilën e mbante edhe përpara disa vitesh.

Pas 3 dorëheqjesh në më pak se tre muaj, Hipoteka e Vlorës do të drejtohet nga Bilbil Aliaj, i cili do të jetë drejtori i 10-të që merr përsipër të rregullojë çështjet e pronave në Vlorë që prej vitit 2013.

Dorëheqjet e vazhdueshme të titullarëve të Hipotekës në Vlorë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik pasi kanë nxjerrë në pah problemet me pronat.

Më 11 shtator policia tha se kishte vënë në hetim 23 punonjës të Hipotekës për shpërdorim detyre, ndërsa më parë qe raportuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte nisur auditimin e punës së 4 viteve të fundit në Hipotekë.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:

Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020)

Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)

Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)

Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)

Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)

Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)

Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)

Dorëheqjet e fundit të muajit shtator-tetor,mediat i kanë lidhur me çështjen e pronësisë së një zone në plazhin e Jalës, atje ku qeveria i ka dhënë kompanisë Soleil & Sea leje për ndërtimin e 3 komplekseve hotelerie si investim strategjik.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *