Type to search

Kryesore Kulturë Showbiz

Largimi nga Topi, Arbana Osmani i vendos kapakun këtij muhabeti!

Ndaje

Arbana Osmani ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit. Prej disa ditësh është thënë se prezantuesja dhe autorja e ‘Dua të të bëj të lumtur’ do të largohej nga Top Channel teksa arsyet u shndërruan në një dramë në vete.

Nga përplasja me drejtorin te problemet financiare, ato të lidhura me Renato Mekollin e së fundmi edhe mbi një postim përkrahës për “të dashurin” regjisor, pothuajse nuk ngeli gjë pa u aluduar tek arsyet e ‘largimit’. Por më në fund Arbana ka reaguar personalisht në Instagram ku shkruan:

“Faleminderit të gjitha portaleve për shfrenimin e fantazisë në lajme nga më të pabesueshmet, por gjithsesi shumë argëtuese. Një përqafim për të gjithë!”.

Pra Arbana sapo tregoi që nuk do të largohet.

arbna.png

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *