Largohet velina e “Stop”, Alesia Bami: Ja pse ika

Kryesore Kulturë Showbiz

Alesia Bami ishte sërish e ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të sqaruar të vërtetën e largimit të saj nga puna si velinë në emisionin investigativ “Stop”.

Bukuroshja 19-vjeçare tregoi se është larguar nga puna me një mesazh dhe nuk ka patur në asnjë moment vërejtje nga drejtuesit për mungesë profesionalizmi. Ajo tha se ka qenë e përpiktë në orare, ka patur marrëdhënie të mira me kolegët, madje ka refuzuar edhe oferta të rëndësishme që i janë ofruar për punë jashtë vendit.

E pyetur nga Bieta në lidhje me kontratën e punës, Alesia theksoi se nuk ka patur asnjëherë kontratë dhe, sipas saj, kjo gjë mund të faktohet lehtësisht.

“Unë nuk kam punuar me kontratë dhe me pak fjalë jam hedhur në rrugë në mes të sezonit”, u shpreh modelja. Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *