Type to search

Botë Kryesore Sport

Lautaro shënon në shtesë, Inter mposht Napolin, Juve ndalet

Ndaje

Java e 18 e Serie A është mbyllur me superndeshjen e kësaj të mërkure mes Interit dhe Napolit, të luajtur në “San Siro”, e që përfundoi me rezultatin 1-0 të zikaltërve.

Një fitore shumë e përvuajtur, por që u arrit falë ngjarjeve të ndodhura në kohën shtesë.

Ai që vendosi fatet e takimit ishte Lautaro Martinez, i cili me të majtën e tij mposhti portierin napolitan në minutën e 91-të, me këta të fundit që luanin prej thuajse 10 minutash në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq të Koulibalysë. Shkak i ndëshkimit ishte ironia drejtuar arbitrit Mazzoleni.

Senegalezi, i cili ishte më i miri në fushë, kishte shpëtuar shumë më herët një rast të artë nga Icardi, në minutën e 43-të, ndërkohë që Asamoah i Interit shpëtoi vendasit nga rreziku “Zielinski” në minutën e 89.

Në kohën shtesë, pas shënimit të golit, edhe Insigne u ndëshkua me të kuq, duke e lënë Napolin me 9 vetë dhe plot 9 pikë diferencë nga Juventusi kryesues, sikurse edhe 5 pikë larg Interit të vendit të tretë.

Juventusi vendosi të mos ndikohej nga varësia prej Cristiano Ronaldos, duke i kursyer portugezit formacionin titullar në Bergamo, por pati nevojë pikërisht për të që të shpëtonte nderin përballë Atalantës.

Kampionët e Italisë barazuan 2-2 dhe evituan humbjen e parë në Serie A. Ishte fenomeni portugez, ai që firmosi golin e barazimit, ndërsa për t’u shënuar gjithashtu, autogoli i pafat i shqiptarit Berat Gjimshiti për Atalantën.

Milani më herët nuk arriti të dalë nga kriza, e vuajti mungesën e golit edhe në transfertën e mbyllur në barazim 0-0 ndaj Frosinones.

Castillejo rroku shtyllën në fraksionin e parë, por kuqezinjtë ofruan shumë pak për të merituar suksesin. Skuadra e Gattusos, gjithmonë e më shumë në rrezik shkarkimi, arriti të shpëtohet nga sistemi i videoarbitrimit VAR, në rastin e golit të anuluar nga Iano për faull në mesfushë. Top Channel

Loading...
Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *