Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin e kufizimeve të lëvizjes pas orës 22, ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu tha se tashmë janë firmosur urdhrat që mundësojnë zbatimin e tyre.
Sa i takon heqjes se ritestimeve, Manasrtirliu tha, se është përgatitur një udhëzim që do u kalojë mjekeve të familjes të cilët do të lëshojnë edhe vërtetimet për personat që e kanë kaluar covid 19 dhe që u mundëson kthimin e tyre në punë apo që vërtetojnë qe tashme janë te shëruar.
Ministrja e Shëndetësisë ka folur edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë së martës kur një pacient u hodh nga kati i dytë i spitalin infektiv. Sipas saj në spitalet covid ka psikologe dhe punonjës socialë që merren me anën emocionale të pacientëve dhe askush nuk dëshiron që të ndodhin raste të tilla.