“Lekët o të vramë!” Grabitësit hyjnë në banesë dhe dhunojnë 62 vjeçarin në Shkodër

Kronike Lajme

Tre persona të maskuar dhe me armë kanë tentuar të grabisin një 62 vjeçar në lagjen Ahmet Haxhija”, në Shkodër, por tentativa e tyre fatmirësisht ka dështuar.

Ngjarja ndodhi gjatës natës (26 korrik) në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”.

Autorët pasi kanë hyrë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë Agron Veselin dhe i kanë kërkuar paratë. Grabitësit e kanë kërcenuar se do ta vrasin por Veseli i është përgjigjur duke i thënë se nëse donin mund ta qëllonin por ai nuk kishte para.

Kanë qenë fqinjët që dëgjuan zhurmat dhe njoftuan policinë e cila në pak minuta mbërriti në vendngjarje.

Policia është përleshur fizikisht me njërin prej autorëve, Pllumb Kolbuçaj, 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, i cili është arrestuar më pas.

Po kështu është ndaluar dhe njëri prej të dyshuarve si bashkëpunëtorë, Abdullah Hardhiçaj, 62 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim F.Sh, 20 vjeç.

“Keto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkatuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër” informon policia e Shkodrës.

Agron Veseli  62 vjeçari që u sulmua nga grabitësit ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në momentin e arrestimit dy personave iu gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Burimi ORA NEWS

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *