Lëshohen çertifikatat e para të pronave në Dhërmi, Gjonaj: Premtim i mbajtur

Kryesore Politikë shtojca Sociale

 

Janë dhënë çertifikatat e para të pronësisë për fshatin Dhermi. Lajmin e bënë vet ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ka publikuar dhe certifikatat e para të pasurisë të lëshuara nga hipoteka.

Më poshtë postimi i Gjonajt:

 

Rreth dy javë më parë, gjatë hapjes të zyrës së re të ZRPP në bashkinë Himarë, ju premtuam banorëve të fshatit Dhërmi, së bashku me kolegun Gjiknuri, se brenda muajit gusht procesi i regjistrimit fillestar i pronave të tyre do të kishte përfunduar si një premtim i bërë më herët.

 

Procesi i regjistrimit fillestar për fshatin Dhërmi ose ndryshe Zona Kadastrale 1481, e përbërë nga 815 pasuri me një sipërfaqe rreth 30,708 m2, ka filluar që në vitin 2015 por vetëm falë punës me intensitet të kryer muajt e fundit ky proces përfundoi duke përfshirë të gjitha fazat e projektit. Printimi i çertifikatave të pronësisë do të vijojë edhe me pjesën tjetër të banorëve, deri në çertifikimin e plotë të fshatit Dhërmi.

 

Tashmë edhe me hapjen e zyres së re të ZRPP në Himarë banorët e kësaj zone nuk kanë më nevojë që këtë shërbim t’a marrin në Vlorë, pasi do tju bëhet e mundur pajisja me çertifikaten e pronësisë pranë zyrës së Himarës. Do të vijojmë procesin për të realizuar objektivin për regjistrimin fillestar të të gjitha pasurive si një proces i rëndësishëm në reformën e pronës.

Loading...

3 thoughts on “Lëshohen çertifikatat e para të pronave në Dhërmi, Gjonaj: Premtim i mbajtur

  1. Te vjen mire kur shikon qe pronen qe ta kane dhuruar te afermit e tu me ne fund mundesh ta gezosh. Shpresoj tju zgjidhet te gjithve ngerci i prones sic na u zgjidh neve.

  2. Na ka plasur buza per pronen kemi 27 vjet neve ne dhermi dhe mezi u bem pronar te tokave tona. Faleminderit.

  3. Mamaja ime sot gezonte pa mas kur fola ne telefon. Imagjinoni pak ka nje jete qe eshte pronare edhe nuk e gezon dot pronen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *