Letoni/ Rreshteri i plagosur del nga spitali, tjetri në gjendje të rëndë. Shqipëria nis ekipin hetimor

Kronike Lajme

Rreshteri i plagosur i Forcave të Armatosura, Julian Kapaj i plagsour nga shpërthimi në bazën Adaz në Letoni ka dalë nga spitali.

Mësohet se kapaj ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa  rreshteri tjetër Klodian Tanushi vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Lidhur me gjendjen e rreshterit tjetër një zëdhënës i spitalit tha: 

Gjendja e ushtarit të dytë është jashtëzakonisht e rëndë, ai është ende në Klinikën e Kujdesit Intensiv, ku mjekët po luftojnë për jetën e tij.

Shpërthimi në bazën Adaz ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme nga ku humbi jetën nëntetarja shqiptare 32-vjeçare Zarife Hasanaj, trupi i së cilës pritet t’u sillet familjarëve për ta përcjellë në banesën e fundit.

Ndersa mesohet se eshte nisur drejt Letonise Task Forca e ngritur me urgjence nga Ministrja e Mbrojtjes. Task forca bashke me autoritetet letoneze do te ndjeke hetimin e plote per ngjarjen e 6 Majit ne Camp Adazi ne Letoni. Grupi, ne perberje te te cilit ka perfaqesues nga Agjencia e Inteligjences dhe Sigurise se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne MM do te punoje per rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.

Me heret drejt Letonise ka udheruar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila nderpreu viziten zyrtate ne Itali ku do te takohej me kryeministrin, Giuseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta. Ministrja Xhaçka pritet te mberrije ne Letoni (Riga) rreth mesdites ku fillimisht do te vizitoje dy efektivet e plagosur e me pas do te udhetoje per ne bazen Camp Adazi per te takuar kontigjentin shqiptar atje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *