Letra/ Ronaldo i jep lamtumirën tifozëve të Realit: Dua të më kuptoni, po iki…

Botë Kampionati Boteror Sport

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Realit të Madridit pas 9 vitesh që kaloi në klubin më të famshëm në botë, 13 herë fitues i UEFA Champions League.

Portugezi i ka thënë mirupafshim Realit të Madridit, nëpërmjet një letre të postuar në faqen zyrtare të klubit merengues ku falenderon tifozët dhe klubin për gjithçka kanë bërë për të.

Mesazhi i Ronaldos drejtuar Real Madrid

Këto vite tek Reali i Madridit, dhe në këtë qytet, ishin ndoshta më të lumturat të jetës sime. Kam vetëm vlerësim maksimal për këtë klub, dhe për këtë qytet. Ju falenderoj të gjithëve për dashurinë dhe afeksionin që kam marrë. Sidoqoftë, mendoj se është koha të hap një fazë të re në jetën time, dhe prandaj i kërkova klubit të pranojë largimin tim.

I kërkoj të gjithëve, në veçanti tifozëve të më kuptojnë. Ato kanë qenë të mrekullueshëm për 9 vite. Kanë qenë 9 vite unike. Ishte një moment emocional për mua, plot me konsideratë por edhe të vështirë sepse Reali i Madridit është një klub shumë kërkues.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *