Letra/ Tahiri-Ruçit: Po dorëzoj mandatin, ndiqni procedurat

Kryesore Politikë

Gjurma 4 Maj 2018

Saimir Tahiri ka bërë zyrtare kërkesën për dorëzimin e mandatit të deputetit, teksa rreth mesditës ka zbatuar procedurën duke dërguar dokumentin zyrtar në Kuvend.

“Për arsye që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej jush të ndiqni procedurat ligjore që parashikon ligji për dorëzimin e mandatit tim si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e Tahirit.

Një ditë më parë ai deklaroi publikisht se heq dorë nga mandati dhe do të dalë para drejtësisë si njeri i thjeshtë.

Ndersa perpara se te paraqiste zyrtarisht letren ne Kuvend, kryeparlamentari Gramoz Ruçi pati një takim me keshilltarin e Kryeminisrtrit, Spartak Braho, i cili është një nga kandidatët e mundshëm për të marrë mandatin e dorëzuar nga Tahiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *