Lëvizjet e bujshme, ikën Ilva Tare, Sonila Meço drejt ORA NEWS?!

Kryesore Kulturë Showbiz

Merkatoja e gazetarëve dhe moderatorëve nuk ka të ndalur. Pas lajmit të kalimit të Eni Vasilit nga NEWS 24 te Top Channel, tashmë lajmet po qarkullojnë edhe për largimin e Ilva Tares, drejtores së informacionit të ORA NEWS,  si dhe drejtuese e emisionit TONIGHT, Ilva Tare. Gazetarja që kishte një pushtet absolut në Ora Neës, duket se do të angazhohet në një tjetër TV. Mediat bëjnë të ditur se Tare do të shkojë te televizioni i biznesmenit Bashkim Ulaj, A2, i njohur edhe si CNN shqiptar. Gjithsesi përflitet se Tare mund të shkojë edhe te një televizion tjetër, i cili pritet të hapur së shpejti nga një kompani e njohur telefonike botërore. Gjithsesi këto lëvizje finale pritet të zyrtarizohen së shpejti. Televizioni A2 ka marrë nje pjesë të gazetarëve dhe moderatorëve, ku më së shumti kanë ardhur nga Top Channel.

Sonila Meço te Ora News?

Presidenti i Ora News, është fotografuar duke darkuar me gazetaren Sonila Meço, në restorantin Karlsberg.

Ndroqi shoqërohej nga bashkëshortja. Flitet se Meço mund të fillojë si drejtore lajmesh dhe si moderatore në Ora News Tv, raporton 360 gradë.

Pas largimit të Ilva Tares, duket se Meço do të jetë një nga kandidatet e mundshme për këtë post.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *