Lezha tronditet nga 2 shpërthime të fuqishme, banorët: Kujtuam se ishte…

Kronike Lajme Slider kryesore

Ama ça goditje ishte. Ne po hanim bukë, ishte një goditje e jashtëzakonshme, shtëpia u drodh, dolëm në sekond përjashta. Kur erdhi goditja tjetër, ishte goditje nga ajri, ishte nga ajri dhe kanë shpërthyer në ajër. 

Ishin dy goditje punë sekondash. Kam lajmëruar operativin e zonës, ata thanë nuk dimë asgjë. Ne kishim frikë, mos vjen ndonjë tip cunami. Dolëm jashtë nga frika, por nuk pamë gjë, për mua ishin goditje nga ajri” thanë dy nga banorët.

Dy shpërthimet e fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë por ende nuk ka asgjë të raportuar. Policia është vënë në alarm por nuk ka identifikuar se ku ka ndodhur shpërthimi./ db/Abcnews.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *