Lezhë, plagoset rojat i pikës së karburantit, përleshet me grabitësin e maskuar

Kronike Kryesore Lajme

Një roje karburanti ka mbetur i plagosur gjate grabitjes qe iu bë mbrëmë rreth orës 22:30 minuta.

Grabitësi i cili ka qenë i maskuar dhe me një automjet pa targa është përleshur me rojën e pikës se karburantit Emanuel Gaz ne rrugën dytësore Lezhë-Rrilë duke e lënë të plagosur.

Roja është dërguar menjëherë drejt spitalit të Tiranës ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë që janë vënë në ndjekje te autorit, i cili ka qene i vetëm, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë per te pare nese mund te bihet ne gjurmët e autorit.

Grabitësi ka mundur te marre një sasi te konsiderueshme parash dhe është larguar, por ende nuk është saktësuar edhe vlera që i është marrë pikës se karburantit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *