Lideri i Iranit kërcënon SHBA dhe përmend Shqipërinë: Një vend i vogël dhe djallëzor në shërbim të Amerikës

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Kërcënimet e Iranit ndaj SHBA kanë përfshirë sot edhe Shqipërinë. Media iraniane në gjuhen shqipe “Pars Today”, në një artikull të publikuar sot për fjalimin e liderit të Iranit Ajetollah Khamenei, citon një deklaratë të tij që i referohet Shqipërisë dhe strehimit të muxhahedinëve në vendin tonë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Ajetollah Khamenei, “Lideri Suprem i Revolucionit Islamik duke folur mbi komplotet e Amerikës ka thënë: Në çështjen e sigurisë, përpara ngjarjeve të muajit të kaluar në një vend të vogël dhe djallëzor evropian, një element i Amerikës me disa iranianë mercenarë dhe tradhtarë që kanë shitur atdheun e tyre, ka bërë programe kundër Iranit”.

Sipas tij, ky komplot që i referohet muxhahedinëve në Shqipëri, ishte pjesë e “planit që ne vumë re disa ditë më vonë në çështjen e benzinës. D.m.th. populli ishte i hidhëruar për çështjen e benzinës dhe këtë e keq shfrytëzuan dashakeqët dhe armiqtë që u futën në veprim, d.m.th. prishën, dogjën dhe nisën luftë. Ky ishte plani i tyre i mëparshëm”.

Sipas medias iraniane deklaratat e Ajetollah Khameneit janë bërë sot në një takim me banorët e qytetit Kum në Iran, ku ka folur për sulmin me raketa ndaj dy bazave ushtarake të Amerikës në Irak.

Reagimi i plotë

Në çështjen e sigurisë, përpara ngjarjeve të muajit të kaluar në një vend të vogël dhe djallëzor evropian, një element i Amerikës me disa iranianë mercenarë dhe tradhtarë që kanë shitur atdheun e tyre, ka bërë programe kundër Iranit. Plani ishte ajo që ne vumë re disa ditë më vonë në çështjen e benzinës. D.m.th. populli ishte i hidhëruar për çështjen e benzinës dhe këtë e keq shfrytëzuan dashakeqët dhe armiqtë që u futën në veprim, d.m.th. prishën, dogjën dhe nisën luftë. Ky ishte plani i tyre i mëparshëm. Lideri suprem duke folur mbi sulmin raketor të Iranit mbi bazën amerikane Ajnul Asad deklaroi se kjo ishte vetëm një shuplakë, por prania keqbërëse e Amerikës në rajon duhet ndaluar. Sipas një raporti të agjencisë ISNA të lajmeve, Ajetollah Khamenei lideri suprem i Revolucionit Islamik, sot në mëngjes në një takim me mijëra banorë të qytetit Kum, sulmin me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak, e quajti vetëm një shuplakë dhe theksoi se përballja kryesore duhet të jetë në anën e dhënies fund të së keqes shkatërruese dhe destruktive të Amerikës në rajon. Ndër të tjera Ajetollah Khamenei deklaroi: Një nga mirësitë e martirizimit dhe spiritualitetit të Haxhi Kasem Sulejmani ishte kryengritja dhe lëvizja që u ngrit në qytetet e Iranit dhe Irakut në ceremoninë mortore të tij. Ky funeral përshëndetës i tregoi botës gjallërinë e Revolucionit Islamik dhe unë përkulem përpara asaj që shpirti i madh i këtij martiri të dashur solli për Iranin dhe rajonin. Ai, neutralizimin e të gjitha planeve të jashtëligjshme të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore e cilësoi shembull të trimërisë dhe guximit të martir Sulejmanit dhe tha; Armiqtë e Kasem Sulejmanit, e kanë kuptuar shumë mirë këtë të vërtetë. Sa i përket ndikimit të jashtëzakonshëm të gjeneral Kasem Sulejmanit në çështjen palestineze, lideri suprem tha: Amerikanët janë munduar ta lenë në harresë çështjen e Palestinës dhe të bënin atë që palestinezët të kishin një pozitë të dobët për të mos pasur guxim që të përballen dhe të rezistojnë, mirëpo ky burrë i madh ua mbushi duart palestinezëve dhe atyre u dha guxim dhe forcën rezistuese. Lideri suprem i revolucionit islamik lidhur me deklaratat e përsëritura të liderëve të Palestinës në këtë çështje theksoi: Kasem Sulejmani bëri atë që një rajon i vogël si Gaza të rezistojë dhe përballet me sionistët me atë fuqi që e detyroi regjimin sionist të kërkojë armëpushim brenda 48 orëve. Ajetollah Khamenei tha se vendet e botës duhet ta dinë se: Martir Sulejmani së bashku me shokët e tij të dashur si martir Abu Mehdi Muhandesi, ai burrë besimtar, trim dhe me fytyrë të ndritur hyjnore, ka arritur të bëjnë punë shumë të mëdha. Lideri suprem duke theksuar se kombet dhe qeveritë e rajonit të dala nga vullneti i popujve të rajonit nuk e durojnë dot më praninë dashakeqe dhe destruktive të Amerikës në rajon dhe shtoi: Prania e tyre në këtë rajon dhe kudo tjetër në botë, nuk ka sjellë gjë tjetër veçse luftë, përçarje, mosmarrëveshje, shkatërrime dhe dëmtime të infrastrukturës dhe kjo ishte pikërisht ajo që ata ëndërronin të ndodhte në Iranin e dashur dhe Republikën Islamike dhe propozimi për negociata dhe dialog në tryezë ishte parapërgatitje për praninë dhe ndërhyrjen e tyre dhe për këtë arsye prania e amerikanëve në rajon duhet të përfundojë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *