Ligji i ri / Hetimi i zyrtarëve të korruptuar, reformohet Policia Gjyqësore

Kryesore Lajme Politikë

Gjurma 9 Maj 2018

Policia gjyqësore do t’i nënshtrohet një reforme të thellë për t’u kthyer në një prej strukturave bazë që do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë e krimin e organizuar. Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ka nisur shqyrtimi i një drafti të ri që rregullon aktivitetin e policisë gjyqësore dhe lidhjen e saj me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në legjislacionin për Policinë Gjyqësore, i cili vjen në kuadrin e Reformës në Drejtësi.

unksionimi i punës së Oficerëve të Policisë Gjyqësore do të përshtatet me paktën e reformës në drejtësi. Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektligjin që rregullon punën e këtyre oficerëve, të cilët kanë rol të rëndësishëm në hetim, ndërsa pritet edhe rritja e pagave të tyre.

Një ligj i ri, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, pritet të përcaktojë varësinë e Policisë Gjyqësore dhe të përmirësojë trajtimin financiar të kësaj strukture.

Komisioni i Ligjeve filloi punën për të shqyrtuar draftin e paraqitur ndërsa kryetari, Ulsi Manja, theksoi se ligji duhet të rregullojë çështjen e trajtimit financiar të kësaj strukture pasi reforma në drejtësi parashikon që prokurorët dhe gjykatësit të dalin vetëm nga Shkolla e Magjistraturës duke u ndërprerë kështu OPGJ-ve mundësinë për karrierë.

Ulsi Manja: Të merren në konsideratë në projektligj, një trajtim i duhur financiar lidhur me policinë gjyqësore edhe për shkak të mbylljes së sitemit të karrierës për tu bërë prokurorë.

Relatorja, Vasilika Hysi, përmendi disa risi që sjell ky draft duke evidentuar përcaktimin e raportit që policia gjyqësore do të ketë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vasilika Hysi: Qartësohet mirë marrëdhënia e policisë gjyqësore me Byronë Kombëtare të hetimit, njëkohësisht ligji i jep një rol të rëndësishëm KLP lidhur me emërimet, transferimet.

Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme ishin dakord në parim, ndonëse 2 instutucionet e fundit duket se kishin disa sugjerime.

Kosta: Të përshtasim nenet me ligjet e miratuara paraprakisht që të mos ketë kontradita mes tyre pastaj, sepse konstatojmë në 2-3 raste.

Hodo: Të gjitha sugjerimet që ne kemi për shtesa në ndryshime janë të zgjidhshme gjatë shqyrtimit nen për nen.

Në fund, Komisioni i Ligjeve e miratoi në parim projektligjin “Për funksionimin dhe organizimin e Policisë Gjyqësore”.

Deputetët pjesmarrës në Komision u shprehën se nuk do të lejohen Oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët nuk kanë njohuri juridike.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *