Lirim Zendeli ëndërron të jetë shqiptari i parë që bën hapin e madh për të milituar në garat e Formula 1. Për të gjithë ata që nuk e njohin, Lirim Zendeli është Shqiptar i Maqedonisë por i lindur në Bochum të Gjermanisë.
Do të ishte mirë sikur të isha shqiptari i parë që do të realizonte një arritje të tillë”, u shpreh piloti me origjinë shqiptare. Zendeli është në rrugën e duhur për të ngjitur shkallët e karrierës në kampionatin e garave me makina. Skuadra e tij e re Triend, sezonin e kaluar u rendit e katërta në kampionat.
Piloti me origjinë Shqiptare është ngritur në superlativa edhe nga pronari i skuadrës së Triend, Maurizio Salvadori. Ai u shpreh se ekipi beson shumë tek i riu duke e cilësuar atë si yllin e sezonit të ardhshëm.
“Ai na bëri përshtypje me cilësinë e tij. Jam i sigurt se ai do të jetë në mesin e shoferëve kryesorë dhe se ai do të jetë ylli i sezonit të ardhshëm”, u shpreh Salvadori. Top Channel
