Lirohet ish-deputeti Mark Frroku, gjykata i fal dënimin e mbetur

Kronike Lajme shtojca

Gjurma 10 maj 2018

Ish deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Gjykata e Fierit me një vendim të ditëve të fundit i ka falur kohën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 5 ditësh, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Frrokut.

Ai u dënua në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tirane ia reduktoi dënimin ne 6 vjet burg për të njëjtat akuza. Ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të Frrokut. Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.

Ndërkohë javën e ardhshme në gjykatën e Tiranës pritet të nisë një tjetër proces ndaj Frrokut, atë ku së bashku me Tom Doshin dhe Durim Banin akuzohen për dëshmi të rremë për një atentat ndaj një deputeti të opozitës. Top Channel

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *